Zemërim

Sot padashur u bëra dëshmitare e dy ngjarjeve për të cilat dëshiroj të tregoj ndjesinë që më lanë. Një cift i ulur në restorant, ai i heshtur dhe i palëvizur, vështrimi i tij i butë dhe i pafokusuar. Dallohet për së largu mimika e saj dhe sytë që mund ta them me bindje nxjerrin xixa nga zemërimi. Nuk mundem të kuptoj cfarë thonë por dhe nuk dëshiroj ta di. Më mjafton të shoh gjuhën e trupit që aq qartë e shpreh zemërimin shpërthyes të saj. Po cfarë ke bërë more djalë, mendoj dhe përpiqem të hedh vështrimin tek një ekran televizori që ndodhet aty pranë.

Orët kaluan shpejt dhe thuajse e harrova ciftin e restorantit. Është relativisht vonë dhe mbërrij poshtë pallatit. Prej pak kohësh na e kanë ndricuar rrugicën me drita të fuqishme. Po duket shumë bukur rrugica jonë e vogël me dritë.

Një cift me një bicikletë janë ulur në trotuar. Ajo pi cigare dhe flet, ai ngrihet dhe bën hapa para mbrapa në heshtje. Përpiqem tëkaloj në heshtje dhe pa i vështruar, nuk dëshiroj kurrsesi të prish sadopak atëcast të tyrin. Nuk e di pse mendova se vajza është e huaj… Nuk e di, në fakt duke e menduar hollë mendoj se e di. 

Epo dhe unë kam stereotipin tim për banorët e lagjes time. E në kaq vite nuk kam parë asnjë prej tyre të ulet në trotuardhe të tymosë cigare e për më tepër një djalë që të rrijë në këmbë i heshtur ndërsaajo ngre zërin, pra ose është e huaj ose nuk është e lagjes time.

Pasi e bëj profilin psikologjik të tyre, ndërsa ngjis shkallët nuk mundem të mos mendoj për të. Përse një femër e zemëruar e tregon me cdopjesë të qënies së saj këtë gjendje? Përse një mashkull qëndron i heshtur parazemërimit të saj ? Ndoshta do mjaftonte një përkëdhelje, një fjalë e ngrohtë,një shtrëngim dore dhe situata do të zbutej, por jo ai qëndron në heshtje. 

Të lutem fol një fjalë, jam gati tí lutem nën zë. Të lutem mos qëndro ashtu, foli dhe thuaji se gjërat do të rregullohen, e në fund të fundit nuk ka asgjë të pazgjidhshme në këtë jetë. Jam e bindur që ajo të do, cila femër do të sillej ashtu ndaj një mashkulli nëse nuk do ta donte?

Gjithmonë më ka pëlqyer që të dëgjoj shpjegime, arsyetime,dhe kam besuar se tek biseda qëndron zgjidhja, por nuk mund ta fsheh ato dy femratë zemëruara sot, ishin thërritëse. Nuk mundem të mos mendoj për to…

Përse kaq zemërim në këtë jetë, përse? Zemërim lutës, dëshpërues, i femrës që nuk merr dot një përgjigje. Një përgjigje për zemërimin… 

E di, thuajse e pamundur…

(Foto nga web)
Advertisements

7 thoughts on “Zemërim

  1. Femrat ! Femrat ! Femrat ! Kush do na kuptoje ndonjehere, duhet me kuptu veten te paren…bukur, bukur, bukur, ne heshtje!

    Like

  2. Zemerim, nerva, femrat nje bote per tu zbuluar, bukur Blerina, bukur dhe me vertetesi. Te lexoj cdo mbremje, Eni (Athina)

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s