Integritet

Shpesh të lexosh është e vetmja mënyrë për të krijuar një shkëputje nga e përditshmja. Merr një libër, hyn në histori, dhe duke njohur personazhet humbet midis faqeve që të cojnë në një botë tërësisht tënden, ku cdo ngjarje të treguar ke të drejtën dhe lirinë ta imagjinosh në vendin që të pëlqen të jesh. 
 
Gjithmonë më ka pëlqyer të besoj se nuk janë thjesht librat ata që na formojnë që në vegjëli, por ekziston dhe një lloj shkëmbimi i dyanshëm vlerash i cili ndodh midis nesh dhe librave. Ne marrim ide dhe frymëzim nga librat, e në të njëjtën kohë gjejmë idetë dhe frymëzimin që përputhet me vlerat dhe moralin që së brendshmi i kemi.

Po kjo është një nga gjërat që unë besoj. Besoj se në shpirtin njerëzor transmetohen në kohë vlera universale, por jo vetëm. Nuk mundem ta pranoj që shpirti të jetë një entitet i zbrazët i cili kërkon të gjejë rrugën. Shpirti gjen dhe ndjek rrugën që tashmë ka në vetvete dhe kjo e bën unik.

Pikërisht këtu buron dhe integriteti individual që na përball me botën tonë të brendshme dhe vlerat të cilat kaq shumë përpiqemi që t‘i mbrojmë në botën e jashtme.  Nëse nuk do ishte kështu as nuk do kërkonim të gjenim përreth jashtë nesh të mirën, rendin, të drejtën, harmoninë, dashurinë.

Në këtë mënyrë ne i pohojmë botës të vërtetën tonë të brendshme, duke kërkuar modelet e vlerave universale që tek kjo botë na përkasin si të vërtetat tona unike.

Sepse integritet do të thotë tí thuash vetes të vërtetën, ndershmëri do të thotë që këtë të vërtetë t’ua thuash dhe të tjerëve.
 
Prandaj i dua librat, se aty jam dhe unë, dhe ti, dhe bota jonë e vërtetë!

(Foto nga web)



Advertisements

2 thoughts on “Integritet

  1. Nese nuk ta ka thene njeri deri me sot, po ta them une, ti vajze je e talentuar, duhet te shkruash cdo dite qe ta kthesh shkrimin ne jeten tende, nje dite do te themi te gjithe faleminderit per kete. Keti (USA)

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s