Nuk jam grua !

E shoh tek ecën me trupin drejt, kokën lart e vështrimin të ngulur diku në horizont. Flokët e gjata lidhur bisht i mbërrijnë deri pranë belit, flokë të bukura, të shëndetshme, të lyera me një ngjyrë të errët. Si nuk mu zgjatën dhe mua njëherë kaq shumë flokët mendoj deri diku me një zili të fshehur. Po ku të më zgjaten mua flokët kur mezi duroj të mbushen pak javë që të shkoj e tí shkurtoj. Edhe nëse duroj disa muaj pa ua prerë gjatësinë, patjetër do mendoj të gjej një mënyrë për të ndryshuar ngjyrën apo qoftë dhe krahun e krehjes.

Vështrimi nuk më ndahet nga ajo grua që ecën. Duhet të jetë e re në moshë edhe pse në fytyrë i kanë lënë hije tashmë disa shenja të thella. Ndoshta nga jeta e vështirë mendoj… Kushedi sa fëmijë mund të ketë që e presin në shtëpi. Kushedi në cilën orë është zgjuar në mëngjes, padyshim me agimin e diellit, në atë orë kur ne jemi ende në mes të gjumit dhe të ëndërrave ndoshta.

Jetë e vështirë, e sa herë e kemi diskutuar mes nesh sesa shumë lodhemi apo sa të pamotivuara ndjehemi në të përditshmen tonë. Po më duhet ta them, diskutimet tona bëhen ulur në një lokal të këndshëm të kryeqytetit, duke shijuar një makiato apo pije tjetër të preferuar, duke u ankuar për padrejtësitë e shumta që ka në këtë vend, për vështirësitë e të qënit femër, për misionin thuajse të pamundur për t’u ndjerë e lumtur, për dëshirën për t’u realizuar, për të ecur përpara, për për për…nëse do të vazhdoja me listën e pakënaqësive që shpesh na errësojnë qiellin, ndoshta do e kisha të pamundur të përfundoja mendimin.

Rikthehem tek ajo. Ecën e menduar dhe hapat e saj janë të shkurtër e të njëtrajtshëm. Për cfarë mendon vallë? Ndoshta mendon se sa punë e presin në shtëpi, po po punë, e jo një divan i rehatshëm, një pije e ngrohtë, apo ushqim i gatshëm në tavolinë. Shpesh jam ankuar se nuk kam kohë të ndjek një film nga fillimi në fund, apo të rilexoj dhe një herë dhe dy herë romanin tim të preferuar.

Ecën ashtu e heshtur, buzë asfaltit. Në një situatë tjetër dhe unë mbase do kisha qeshur me të e madje dhe mund ta kisha parë me një vështrim shpotitës, po ngjitu në trotuar o grua… Por sot jo!!!!!!!! Unë sot vetëm hesht dhe e shoh tek ecën në rrugën e saj.

Në fakt nuk ua tregova, ajo po ecën para dhe pas saj i vjen lopa… Ajo largohet ndërsa  unë ndjehem e turpëruar për të gjitha mendimet e mësipërme.


Advertisements

5 thoughts on “Nuk jam grua !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s