Mëngjes në trafik (Triptik)

Është mëngjes, alarmi i zgjimit ka rënë disa herë dhe si për inat sytë nuk më hapen sot. Duhet patjetër të ngrihem nga shtrati edhe pse kjo po më duket si gjëja më e vështirë në botë në këtë cast.

Me një sy hapur e marr telefonin në dorë dhe kërkoj njoftimet nga rrjetet sociale. Nuk më paska shkruar askush, por disa miq të mi qenkan zgjuar dhe kanë postuar përshëndetjet për mirëmëngjesin. Do të shkruaj një ditë dhe për varësinë nga telefoni por në këtë moment numrat tregues të orës më duken mikroskopikë, e nuk po guxoj të shoh se tashmë vërtet jam bërë vonë…

Pasi bëhem gati më në fund jam poshtë pallatit. Tani mund të nisem. Por nuk është një gjë kaq e thjeshtë për tu bërë. Në rrugicën e ngushtë pas pallatit tim duhet ta mirëadministrojmë hapësirën e parkimit. Kemi një lloj mirëkuptimi të heshtur midis fqinjëve, ku ndonjë pakënaqësi e vogël, kalon në heshtje. Sot sërish dikush na e ka bllokuar njërën dalje me parkim të gabuar.

Vë pak muzikë dhe dal në rrugë. Sa mirë, qenka një nga këngët që më pëlqejnë aq shumë. Sa bukur kur dita të fillon me ritmin e muzikës së preferuar.

Rruga që më duhet të përshkoj cdo mëngjes është e mbushur me surpriza, në urë janë hapur dy gropëza të reja, me siguri nesër do të jenë thelluar, makina që grumbullon plehrat ka parkuar në hyrje të saj, autobuzi i linjës pret të shkëmbehemi dhe herë pas here buria e tij si shprehje padurimi për të kaluar më heq dhe atë pikë qetësie që më kish mbetur nga gjumi i ëmbël i mëngjesit.

Qetësia thashë? Ehhhh u harrua tani… Po kush është ai që i dizenjon këto autobuzë me bori si vapor mendoj… Ndoshta në kohët e vjetra hyrja në port e një anije ishte një ngjarje për tu shënuar, e banorët e mirëprisnin sinjalin për mbërritjen e saj, por në ditët tona nuk më duket se ende vlen kjo, madje të të kalojë autobuzi në krah dhe t’i bjerë borisë është shumë tronditëse.

Është mëngjes, të gjithë nxitojnë në trafikun e rënduar. Unë përpiqem të shijoj pemët e kumbullave që kanë celur aq bukur buzë Lanës. Ngjyra e ndezur e luleve të kumbullës thyhet aq bukur me gjelbërimin përreth. Dëshiroj t’i bëj një foto por nuk mundem, në fakt edhe mundem por e shoh se rreth e qark pemëve pamja nuk është fort e këndshme prandaj heq dore nga kjo ide. Ndërsa kam këto mendime në kokë, përpiqem të risjell në vëmendje detyrat e shumta që duhet të bëj sot. E përse duhet t’i mendoj në këtë cast, unë ende nuk kam mbërritur, do t’i mendoj më vonë, hë për hë më duhet të mbërrij në kohë.

(Foto nga web)

 

Advertisements

One thought on “Mëngjes në trafik (Triptik)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s